Tiranë, 17 nëntor NOA - Një 39-vjeçar ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur.
Artan H. banues në Shkozë të Tiranës ka deklaruar dje në polici se i është larguar vajza 14-vjeçare katër ditë më parë dhe nuk është kthyer më.
Sipas deklaratës së tij dhënë në polici, e mitura ka telefonuar në banesa pas largimit dhe i ka thënë babait se ndodhet në Shkodër.
"Vajza është njohur më parë me një djalë dhe pas largimit ka marrë në telefon të jatin dhe i ka thënë se: jam mirë dhe ndodhem në Shkodër" thanë burimet policore për agjencinë e lajmeve NOA.
Sipas burimeve, policia po punon për gjetjen e të miturës dhe sqarimin e rrethanave të largimit.
k.k/NOA