English

Policia rrugore ndëshkon shoferët debitorë, pezullohen 54 leje qarkullimi

Tiranë, 17 nëntor NOA - Policia e Tiranës po vazhdon ende aksionin kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë se gjatë tre ditëve të fundit janë ndërmarrë kontrolle dhe masa ndëshkuese ku janë pezulluar për mos shlyerje të detyrime 54 leje qarkullimi të automjeteve.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 580 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë që policia punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.

"Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" thuhej në deklaratën e lëshuar sot nga policia e kryeqytetit.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE