Tiranë, 17 nëntor NOA - Një postier ka vënë në alarm policinë e Tiranës se i kanë vjedhur biçikletën me gjithë postën.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme pranë ATSH-së, në Tiranë kur një postier ka telefonuar policinë se i kanë vjedhur biçikletën dhe bashkë me të edhe letrat që do të shpërndante.
Forcat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të regjistruar kallëzimin e postierit me qëllim nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se postieri kishte harruar se ku e kishte parkuar biçikletën duke e gjetur atë disa minuta më vonë.
k.k/NOA