Tiranë, 17 nëntor, NOA - Balotazh në disa komuna, një i zgjedhur i pakicës serbe dhe një tjetër i asaj turke, ka qenë bilanci paraprak i zgjedhjeve lokale të Kosovës.
Ai është komunikuar nga kryetarja e Komisioni Qendror Zgjedhor, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, dhe se në disa vendvotime ende nuk është bërë numërimi i votave.
Në bazë të rezultateve paraprake, nga qendrat e mëdha, në Prishtinë ka fituar kandidati i LDK-së e në Gjakovë ai i AAK-së, në Ferizaj kandidati i PDK-së, ndërkohë në qendrat tjera të mëdha, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Gjilan, do të ketë balotazh. Ndërkaq, bëhet me dijeni se në Mamushë ka fituar kandidati i partisë turke KDTP, Arif Bytyç me 80.9%, kurse në komunën e Graçanicës, fitues është serbi Bojan Stojanoviç nga SLS me 61.8%. Por edhe në Ranilug, kanë rezultuar kryesues serbët me Dragimir Mikiç me 70.4%, ndërsa në Kllokot ka fituar Sasha Mirkoviç me të gjitha votat.
Partitë kryesore shqiptare që rezultojnë fituese në Kosovë janë PDK e kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe LDK nga presidenti Fatmir Sejdiu.
n.e/NOA