Nga korrespondenti i NOA në Greqi
Athinë, 17 nëntor NOA - Një skandal seksual ka shpërthyer në Greqi duke rrëmbyer faqet e para të gazetave dhe televizioneve që orët e fundit e kanë në qendër të vëmendjes për vetë natyrën e ngjarjes.
Një kryetar bashkie është zbuluar të ketë bërë orgji mes katër meshkujsh ku një prej tyre,
i cilësuar nga mediat greke si i preferuari i zyrtarit të lartë shtetëror, ishte një 22 vjeçar shqiptar, emigrant me dokumente të rregullta në vendin fqinjë.
Në skandal është përfshirë dhe vëllai i një personazhi të njohur televiziv në Greqi.
Skandali rozë ka në qendër, kryetarin e një bashkie në zonë turistike greke, bëhet fjalë për një qytet-ishull të njohur grek, por policia ndali çdo mundësim për të publikuar emrin e saktë të qytetit.
Gjithsesi, u konfirmua se kryetari i Bashkisë është përfshirë në skandal seksual dhe për më tepër, denoncimi në polici dhe kërkesa për divorc gjykatë është bërë nga e shoqja.
Gruaja 39-vjeçare ka treguar se si ishte përballur me një skenë të llahtarshme teksa kishte parë të shoqin, 4 vjet më të madh, të bënte orgji seksuale me tre djem, një shqiptar dhe dy grekë.
Në fakt, skandali është marrë vesh në të gjithë qytetin-ishull i cili po vlon nga ngjarja që ka detyruar kryetarin e bashkisë të kërkojë dorëheqjen.
Referuar denoncimit, policia shpjegoi se kryebashkiaku ishte kapur nga e shoqja duke bërë orgjinë, ku protagonist ishte dhe i riu shqiptar, një djalë që përshkruhet si zeshkan dhe që në qytetin-ishull ku jetonte prej kohësh, nuk njihej të kishte devijime seksuale.
Në kushte të tronditjes së fortë psikike, gruaja e tradhtuar katërfish nga i shoqi, ca më keq, me tre meshkuj, përfundoi në spital, pasi një ambulancë e mori me urgjencë në banesë, në gjendje të fikëti.
Pikërisht në spital është mësuar fillimisht lajmi i ngjarjes së ndodhur fundjavën që u mbyll dhe duke bërë xhiron në të gjithë qytetin, nxiti mediat e Athinës të investigojnë në terren.
E përditshmja "Espresso" në kryeartikullin e saj citon bashkëshorten që kishte parë të shoqin në shtrat të bënte skenat e fëlliqura me tre djemtë e rinj.
Njëri prej tyre ishte pronar i një kompleksi dhomash që lëshohen me qera në këtë ishull turistik. Pikërisht në një nga dhomat e tij, u zbulua dhe orgjia.
Pastruesja e shtëpisë së kryebashkiakut që bënte edhe pastrim të dhomave që lëshoheshin me qera, i ka parë të katërt dhe ka telefonuar menjëherë gruan e kryetarit të bashkisë.
Kjo e fundit, në pak minuta ka mbërritur dhe ka parë skenën e rrallë. Në denoncim, gruaja tregon se i shoqi gjendej i tëri lakuriq me djalin e ri shqiptar dhe dy grekët e tjerë, po ashtu nudo, duke bërë lojëra seksi në "shtigje të tjera dashurie".
"E tmerruar, nën klithma, gruaja ka përfunduar në spital dhe duke folur për argumentin, qartësoi se dyert e gjykatës tashmë janë hapur për divorcin e sigurt me të shoqin pervers", - citohen banorët e ishullit të skandalit rozë.
n.s/e.r/NOA - Shënim: Raporti është një prodhim i agjencisë NOA, ndalohet rreptësisht publikimi pa u cituar burimi NOA