English

Skualifikoi firmën pa arsye nga tenderi, ndiqet kreu i komunës Hudenisht

Pogradec, 17 nëntor, NOA - Skualifikoi nga tenderi pa të drejtë dhe pa argumentimet e duhura ligjore e kjo ka bërë që një zyrtar i lartë vendor të ndiqet penalishur nga organi i akuzës.

Burime policore të Pogradecit bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se fjala është për kryetarin e komunës së Hudenishtit në këtë rreth, Nexhmi Dokollari, 54-vjeç, lindur dhe banues i saj.

Mësohet se ndaj tij tashmë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera" parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Kjo pas kallëzimit të bërë në lidhje me zhvillimin e tenderit të datës 28.04.2009, për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të fshatit Hudenisht në të cilin është skualifikuar pa të drejtë nga tenderi një firmë tjetër pjesëmarrëse.

n.e/NOA

KOMENTE