Tiranë, 17 nëntor NOA - Braktisin qendrën e rehabilitimit dy vajza, policia në kërkim të tyre.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme kur dy vajza janë larguar nga qendra jo qeveritare "Rehabilitimi i grave të ndryshme të barabarta" që ndodhet në rrugën e "Kavajës" në Tiranë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Anxhela Korina 17-vjeçe dhe Daniela Haxhiaj 20-vjeçe të cilët prej disa kohësh strehoheshin në këtë qëndër janë larguar pa dijeninë e punonjësve të qendrës duke u hedhur nga muri rrethues.
Të lajmëruar për largimin e dy vajzave policia mbërriti menjëherë pranë qendrës për të sqaruar rrethenat.
Policia bëri të ditur se ka marrë deklarimin e mjekes së dezhurnit, Xh. Hodo, e cila ka kallëzuar se dy vajzat pasi kanë kapërcyer murin rrethues janë larguar në drejtim të pa ditur.
Burimet policore thanë se do të bëhet shpallja në kërkim për shtetaset Anxhela Karina dhe Daniela Haxhiaj, me kartelën e shenjës së "Bardhë".
k.k/NOA