Tiranë, 17 nëntor NOA - Një 37-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri paraditen e sotme në periferi të Tiranës. viktima është Pajtim Elezi, 37 vjeç, me banim në lagjen Shkozë të Tiranës.
Të arrestuar për ngjarjen janë Fatjon Leka, 18 vjeç dhe bashkëmoshatari i tij Altin Koldashi.
Policia i tha agjencisë NOA se Leka është personi që qëlloi me armë zjarri të ndjerin Elezi, kurse shoku i tij Koldashi akuzohet paraprakisht për Armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet edhe si bashkëpunëtor i krimit.
Nga hetimet ka dalë se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, për motive banale, ndrysa ka dyshime të forta se protagonistët e ngjarjes ishin në gjendje të dehur.
f.sh/NOA