English

Zgjedhje paqësore

Edhe pse rezultatet preliminare nuk janë publikuar për disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, simpatizantët e partive ishin duke festuar në mbarë Kosovën me boritë e makinave të tyre, flamujt partiakë dhe fishekzjarrët

Nga The Associated Press Zgjedhjet e para të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia përfunduan në paqe, me një pakicë serbe që injoroi ftesën për bojkot dhe hodhën votën përkrah shqiptarëve. Zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe 36 asambletë komunale ishin parë si një test kyç për shtetin e ri, pavarësia e të cilit është kontestuar që nga shkurti i vitit të kaluar. Edhe pse rezultatet preliminare nuk janë publikuar për disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, simpatizantët e partive ishin duke festuar në mbarë Kosovën me boritë e makinave të tyre, flamujt partiakë dhe fishekzjarrët. Nuk është raportuar për raste të parregullsive apo mashtrimeve, megjithëse fundi është përshkuar me tensione mes partive rivale të shqiptarëve, si dhe mundësisë për një bojkot nga pakica serbe. Të mërkurën është gjuajtur me gurë konvoji i Kryeministrit Hashim Thaçi, ndërsa të enjten ka ndodhur një tentim atentati ndaj një kandidati për kryetar komune nga opozita. Thaçi ka kërkuar nga 100 mijë serbët e Kosovës që të injorojnë thirrjet e Beogradit, të Kishës Ortodokse serbe për bojkot të zgjedhjeve duke i cilësuar ato si një test kyç për shtetin e tij të ri. Deri më tani Kosovën e ka njohur 63 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumicën e shteteve europiane. Serbia është zotuar se do të bllokojë edhe më tutje njohjet për Kosovën dhe se e ka përkrahjen e Rusisë. "Ky është një hap për Kosovën", ka thënë Thaçi për The Associated Press, pasi që ka votuar në një shkollë në qendër të Prishtinës i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij 10 vjeçar. "Jam i sigurt se ne do të kemi sukses dhe e vlerësoj shumë pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të serbëve", ka thënë ai. Më shumë se 5 mijë policë kanë patrulluar gjatë procesit zgjedhor, që për herë të parë janë organizuar nga zyrtarët e Kosovës. Zgjedhjet e mëhershme kanë qenë të organizuara nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, që mori kontrollin e Kosovës në vitin 1999 pasi NATO ndërmori një fushatë ajrore ushtarake për të ndalur shtypjen e separatistëve shqiptar nga forcat serbe. "Zgjedhjet janë pjesa më e mirë e demokracisë dhe unë do ta kryej obligimin tim qytetar", ka thënë Zoje Bujupi, një shqiptare. Zyrtarët kanë thënë se 45 për qind nga 1.5 milion votues të regjistruar kanë hedhur votën e tyre që është një ngritje e vogël në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007, kur pjesëmarrja ishte 40 për qind. Ndërkaq në zgjedhjet e para të Kosovës në vitin 2000, në zgjedhje kanë marrë pjesë 80 për qind. "Ne jemi shumë të lumtur me rrjedhën e këtyre zgjedhjeve", ka thënë zyrtarja e zgjedhjeve Nesrin Lushta. "Nuk kemi informata për ndonjë incident të madh që do t'i dëmtonte këto zgjedhje". Është e paqartë se sa serbë votuan të dielën, por disa prej tyre mund të shiheshin duke votuar në mesin e shumicës shqiptare. Një lider serb që garon për kryetar komune ka injoruar thirrjet për bojkot dhe ka votuar në enklavën serbe të Çagllavicës, jo shumë larg Prishtinës. "Ky votim tregon që... frika... është duke u zbehur", ka thënë Momcilo Trajkovic. Ai ka thënë se fakti që serbët po votonin ishte një shenjë për kohëra më të mira për popullatën pakicë është zvogëluar për një të tretën që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe shumë janë larguar për të jetuar në Serbi. "Zgjedhjet e sotme janë një sfidë e madhe për autoritetet e Serbisë atje", ka thënë lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanovic për The Associated Press. "Me kohë do të jetë një test i besimit në qeverisjen e Serbisë. Mundësia e pjesëmarrjes serioze së serbeve mund të dyfishoj pushtetin në terren dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme."

KOMENTE