Gramsh, 18 nëntor, NOA - Një shofer ka përplasur me makinën e tij dy kalimtarë që kalonin në rrugë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Elbasan, në vendin e quajtur "Ura e Plakallis".
Ka qenë drejtuesi i makinës tip Opel Fuoristradë me targa GR 1531B, 39-vjeçari Vladimir Hoxha, ai që ka aksidentuar kalimtarët Resmije Ibrahimllari dhe Ilir Ibrahimllari, banues në fshatin Pishaj dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Këta të dy dërguan menjëherë në spitalin e Gramshit, ku gjenden nën kujdesin e mjekeve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor i cili kreu veprimet e para dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se autori i aksidentit tashmë ka rënë në prangat e policisë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i ngjarjes", të cilat parashikohen nga nenet 273 e 290 të Kodit Penal.
n.e/NOA