English

Berisha "godet" Ramën: Planet e tua, si pemë pa kokrra, mos u merr me trakte

Tiranë, 18 Nëntor NOA - Kryetari i qeverisë që drejton edhe Partinë Demokratrike, hodhi romuze sot ndaj rivalit politik Edi Rama duke i thënë se po merret me plane që janë pa kurrfarë frytesh.

"Gjej rastin të ftoj opozitën për bashkëpunim, t'i lërë praktikat, të cilat i ka gjetur vetë si pemë pa kokrra", - tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kurse shtoi: "Po më rikujton mitingun e datës 4 prill. Kur vendi anëtarësohej në NATO, bëhej miting proteste. Tani, në vend që të festojë, siç unë e ftova që të dalim së bashku ta përshëndesim këtë akt, shpërndan trakte tek Komuna e Parisit".

Këtu kryeministri vlerësoi se nuk është ky roli që duhet të luash në shoqëri dhe theksoi: "Komuna e Parisit është arkivuar në histori me Gavrosh dhe San Kylo e të tjerë".

Tani, - vazhdoi Berisha, - është periudha e idealeve europiane dhe nuk ka ideale më të dëshiruara për çdo qytetar shqiptar.

Në fund të "sulmit" të tij ndaj Ramës, Berisha vlerëosi se nuk mund të nxish në festë, duke konsideruar festë, mesazhin për liberalizimin e vizave që u dha dje në mbledhjen e ministrave të Brendshëm dhe nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Barrot.

e.r/NOA

KOMENTE