English

Berisha me Maronin: Vizat hiqen më 2010, por të sekuestrohen pasuritë e krimit

Tiranë, 18 Nëntor NOA - Kryeministri Berisha priti sot Ministrin e Brendshëm të Italisë Roberto Maroni ku është konfirmuar se brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2010 do të hiqen vizat, por u kërkua që pasuritë e krimit të vendosen nën sekuestro konservative.

Berisha, duke folur për liberalizimin e vizave, u shpreh se qeveria shqiptare do të realizojë të gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të lëvizin lirshëm.

Kryeministri u shpreh se ai dhe qeveria e tij e shohin integrimin dhe liberalizimin e vizave si një proces të bazuar në përformance dhe në të mirë të qytetarëve të vendit.

Zoti Berisha u shpreh se Italia i njeh përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe si e tillë mund të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë në proceset integruese. Â

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Italian zoti Maroni shprehu nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit të fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar midis dy vendeve.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ministri Maroni shprehu besimin se Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së do t'i hapë rrugë liberalizimit të vizave në mesin e vitit të ardhshëm.

Ministri Maroni u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është një proces i natyrshëm.

Maroni mbështeti qëndrimin e Kryeministrit Berisha në nevojën e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit të policive dhe agjencive të vendeve tona në goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe në veçanti koordinimit në masat shtrënguese kundër pasurisë të fituar në mënyrë kriminale.

Zoti Maroni u shpreh se mënyra me efikase e luftës kundër mafies është konfiskimi i të ardhurave kriminale.Â

Këtu Berisha e njohu ministrin Maroni me masat qe ka ndërmarrë qeveria shqiptare për të goditur krimin e organizuar, si dhe vuri në dukje suksesin e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Më tej Kryeministri Berisha përmendi miratimin së shpejti të ndryshimeve në ligjin për masat kundër krimit të organizuar që do të bëjë të mundur goditjen dhe parandalimin e tij me anë të masave shtrënguese dhe sekuestrimit të pasurive të vëna në mënyrë të jashtëligjshme.

Zoti Berisha përmendi Moratoriumin e skafeve si një mjet tejet efikas për ndalimit e trafikut të qenieve njerëzore edhe trafiqeve të tjera.Â

e.r/NOA

Â

KOMENTE