Tiranë, 18 Nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e Islandës për Shqipërinë, Gudmundur arni Stefa¡nsson.
Gjatë takimit u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve politike mes dy vendeve dhe u diskutua mbi mundësinë e zgjerimit të tyre dhe ecuria e procesit të integrimit në BE.
Z. Meta, pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Islandës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, u shpreh se të dy vendet mund të bashkëpunojnë edhe në kuadrin të integrimit europian, pasi edhe Islanda po ecën me shumë sukses në rrugën e anëtarësimit në BE.
Gjithashtu Zv. Kryeministri theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve kryesisht në fushën e energjetikës, financave, peshkimit. Etj., duke ftuar biznesin islandez të investojë në Shqipëri.
Ambasadori i Islandës nga ana e tij, shprehu dëshirën për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të integrimit në BE, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.
e.r/NOA