English

Fallxhorja i parashikon një fat të mirë klientes, e më pas i vjedh paratë në kasafortë

Tiranë, 18 nëntor NOA - Provon të shohë fatin e të ardhmes dhe fut një fallxhore në shtëpi por përfundon me kasafortë të bastisur.

Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, kur G.D, ka futur në banesën e tij një fallxhore për t'i plotësuar dëshirën bashkëshortes.

Ata kishin dëgjuar se fallxhorja bënte mrekullia duke u parashikuar fatin por në fakt ajo ka bërë të kundërtën.

Pasi ka mbushur me fjalë të mira familjen e cila do t'ia shpërblente më një shumë parash modeste, fallxhorja duket se ka vendosur të "gjobisë" këtë familje për punën e saj.

Dyshohet se ajo ka mundur të vjedhë një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas është larguar.

Sapo kanë konstatuar vjedhjen e parave familjarët lajmëruan policinë për të kapur fallxhoren të bindur se autorja është ajo.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.6, të cilët kanë në juridiksion zonën ku ndodhet banesa e vjedhur nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur parashikuesen e fatit.

k.k/NOA Â

KOMENTE