English

"Gërdeci", rrëzohet kërkesa e Delijorgjit, Pinarit dhe Minxhollit për gjykim të shkurtuar

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të tre të pandehurve kryesorë për tragjedinë e Gërdecit.

Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Delijorgjit, Minxhollit dhe Pinarit u është komunikuar rrëzimi i kësaj kërkese nga trupi gjykues i çështjes.

Kjo kërkesë u paraqit para pak ditësh nga avokatët e tyre, e shoqëruar edhe me atë të ndarjes nga grupi tjetër i të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit, njësoj siç Gjykata e Larta veproi me ministrin Fatmir Mediu.

Por duket se as kjo kërkesë nuk është cilësuar me vend për të akuzuarit e tragjedisë në të cilën mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE