English

"I humburi" nga Hans-Ulrich Treichel

Tiranë, 18 nëntor NOA - Dy mbrëmje letrare me autorin, në kuadër të Muajit Gjerman në Shqipëri. Me pjesëmarrjen dhe leximet nga vetë autori në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

I cilësuar si një nga emrat më të njohur të prozatorëve bashkëkohës të Gjermanisë, shkrimtari Hans-Ulrich Treichel do të mbërrijë në Tiranë, ku do të jetë prezent në ceremoninë e prezantimit të romanit të tij "I humburi".

Me rastin e daljes në qarkullim të romanit "I humburi" në përkthimin e Ardian Klosit dhe aktiviteteve përmbyllëse të Tetorit Gjerman, Treichel do të mbajë dy lexime publike: Të parin më 19 nëntor, ora 18.00 në Ambasadën Gjermane, të dytin më 20 nëntor po në ora 18.00 në Akademinë e Arteve (Salla Black Box). Ndërsa leximi i parë do të jetë më shumë në gjuhën gjermane, i dyti fton në radhë të parë publikun shqiptar për të dëgjuar fragmente nga ky roman psikologjik, i ngritur mbi një ngjarje të vetë jetës së shkrimtarit.

Gjithsesi të dyja leximet do të shoqërohen me projeksion të gjuhës tjetër".

Prej romanit të parë "I humburi" e deri më sot ai ka botuar 6 romane, veç vëllimeve të shumta me poezi e ese.

Treichel është gjithashtu i njohur si një ndër profesorët e pakët në Gjermani që jep mësim mjeshtërinë e të shkruarit, në Institutin e Letërsisë Gjermane pranë Universitetit të Lajpcigut. Në përfundim të leximit të dytë, në Akademinë e Arteve, ju ftojmë të ndiqni një nga filmat më të njohur gjermanë të viteve të fundit „Das Ëunder von Bern" - "Mrekullia e Bernës".

I humburi" nga Hans-Ulrich Treichel 19 nëntor 2009, ora 18.00, Ambasada Gjermane (në gjuhën gjermane) 20 nëntor 2009. ora 18.00, Blackbox, Akademia e Arteve (në gjuhën shqipe

m.s/NOA

Â

KOMENTE
  • Onna Rock21:50 - 16 Mars 2011
    ......