English

Lohan: Biznesi ka probleme me korrupsionin, bojkoti i PS pengon Gjykatën Administrative

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Bizneset shqiptare janë duke u përballur me problemet e përditshme të korrupsionit ndërsa ndeshen me institucionet.

Një fakt të tillë e ka pohuar shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan gjatë një konference për biznesin.

Sipas tij, një problem tjetër që shqetëson biznesin shqiptar është edhe ai i kostos së lartë që ai ka në ushtrimin e sipërmarrjeve të ndryshme ekonomike.

Ndërkaq, një mangësi tjetër në punën normale të biznesit Lohan ka cilësuar edhe mungesën e Gjykatës Administrative.

"Ligji nuk po miratohet nga bojkoti i deputetëve të Partisë Socialiste dhe kjo përbën një pengesë", tha ndër të tjera Lohan.

Deklaratat e tij bëhen një ditë pasi organizata e Transparency International ka publikuar Indeksin Vjetor të Korrupsionit, në të cilin Shqipëria renditej 10 pozicione më poshtë krahasuar me një vit më parë, pikërisht për probleme që lidheshin me korrupsionin.

n.e/NOA

KOMENTE