Tiranë, 18 nëntor NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka shprehur shqetësimin e saj për përgjigjet tërë mllef të kreut të opozitës Edi Rama ndërsa mazhoranca i ka bërë thirrje dashamirëse për të kontribuar në integrimin e vendit.
"Kush alarmohet për korrupsion se Shqipëria qenka e 95-ta në Botë, kur në klasifikimin për procesin e lejeve të ndërtimit, Bashkia e Tiranës është e 173-ta në Botë, dhe për këtë duhet të reflektojë sa më parë.
Kush shqetësohet për tunelin e Kalimashit? Është pikërisht ai që është gëzuar për çdo problem që ndodhte atje pasi ka qenë kundra ndërtimit të kësaj vepre historike dhe ka hedhur baltë pa fund ndaj saj, ndërkohë që balta mbyt Tiranën vetëm mbas pak orëve me shi" thuhej në deklaratën e LSI-së.
"Kërcënimet qesharake se do të përmbys qeverinë me dhunë si në republikat që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij, janë fundi i iluzionit se atë që nuk arriti dot më paratë e tij të ndotura në 28 qershor, me fiksimin maniacal për të rrëmbyer të gjithë pushtetin në një dorë, sigurisht që nuk mund ta realizojë dot në një Shqipëri gjithnjë e më shumë evropiane dhe tashmë anëtare të NATO-s.
Paratë e mbetura dhe të shpërdoruara keq në mitingje me anti ideale personale janë modeli anti evropian i drejtuesve që shtetin dhe Shqipërinë e shikojnë thjesht dhe vetëm si një nga xhepat e kuletës së tyre dhe si të tilla nuk mund të jenë mitingje të popullit por refleksione të një biznesi privat të dështuar' deklaroi më tej LSi.
k.k/NOA