English

Ministri italian Maroni: Shqipëria e meriton heqjen e vizave, megjithë burokracitë e BE-së

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Shqipëria e meriton plotësisht heqjen e regjimit të vizave Shengen, megjithë burokracitë që paraqet ky proces nga Bashkimi Evropian.

Një fakt të tillë e ka pohuar në Tiranë, ministri i Brendshëm Italian, Roberto Maroni. pas një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij Lulëzim Basha.

Maroni në fjalën e tij ka shprehur sigurinë maksimale se gjatë vitit të ardhshëm nga Bashkimi Evropian do të hiqen vizat edhe me Shqipërinë, ashtu siç u bë pak ditë më parë me tre vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

"Burokracia e Brukselit është ca e ngadaltë, - pranoi ai, - por nuk shoh më asnjë pengesë në vendimin e Komisoonit Evropian për Shqipërinë".

Ndër të tjera ministri italian tha se futja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

në Bashkimin Evropian rrit sigurinë për të gjitha vendet anëtare të tij.

"Impenjimi i Italisë për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë proces është një fakt natyral që duhet të çojë në integrimin e të gjithë rajonit në strukturat e Bashkimit Evropian", tha më pas ai.

Kurse lidhur me marrdhëniet mes dy vendeve tona tha se Italia është e kënaqur me raportet e bashkëpunimit që ekzistojnë mes nesh.

"Dhe janë pikërisht këto raporte të cilat kanë shtuar nivelin e sigurisë në të gjithë rajonin.

E njohim Shqipërinë si një partner strategjik dhe të rëndësishëm në aspektin e sigurisë", përfundoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE