English

PD thirrje opozitës: Të futen në Kuvend të kontribuojnë në luftë kundër korrupsionit

Tiranë, 18 nëntor NOA - Partia Demokratike ka reaguar sot nëpërmjet zëdhënëses së saj Erla Mëhilli, pas deklaratave të socialisteve për korrupsionin në Shqipëri duke u bërë atyre thirrje të futen në Parlament dhe të japin kontributin e tyre përkrah mazhorancës në luftën kundër korrupsionit.

"Kryetari i Partisë 1 pallat 1 votë nxori sot znj.Xhacka, e cila në një klizëm para kamerave akuzoi qeverinë në lidhje me raportin e publikuar dje nga Transparency Intenational për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri.

E vërteta është që kështjella e vetme e korrupsionit në Shqipëri ka mbetur Bashkia e Tiranës.

Korrupsionin e mbron Edi Rama, i cili vetëm gjatë vitit 2008 mori për vete së bashku me Eftimin dhe Shkrelin e tij 70% të lejeve të ndërtimit" tha sot Mëhilli.

Sipas saj, korrupsionin e mbron Edi Rama që nuk dërgon për miratim Planin Rregullues të Kryeqytetit në KRRTRSH.

"Korrupsionin e mbron Edi Rama që e ka kthyer praktikën e marrjes së lejeve të ndërtimit në praktikën më korruptive dhe abuzuese në planet, ku njerëzve të thjeshtë i duhen 400 ditë për të marrë një leje ndërtimi dhe ku të vetmit njerëz për të cilët aplikohen procedura të përshpejtuara janë radha e deputetëve që Rama i ka futur në vathën e Bashkisë" përfundoi zëdhënësja e PD-së.

k.k/NOA

KOMENTE