English

Policët ngatërrohen si hajdutë, përballen me kolegët e tyre në vendngjarje

Tiranë, 18 nëntor NOA - Policia tenton të mbrojë një familje e cila ishte ankuar se po i shqetësojnë tre persona pas dere, por përballen me kolegët e tyre.

Tre punonjësit e policisë kishin shkuar në banesën e qytetares D.Z, në rrugën "Ali Demi" pallati gri tek KESH-i, kati tretë në Tiranë për të kryer një kontroll por janë marrë si hajdutë.

Pasi kanë trokitur pa pushim, pjesëtarët e banesës të trembur kanë nuk kanë pranuar të hapin derën por kanë lajmëruar me telefon policinë.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë me qëllim që të kapnin në flagrancë hajdutët por janë përballur me tre kolegë të tyre.

Burime nga policia thanë se tre policët kishin tentuar të ushtronin një kontroll në këtë banesë por nuk kanë lajmëruar se ishin policë gjë e cila nuk do kishte alarmuar kolegët e tyre.

Ata kanë trokitur pa pushim në derë ndërsa nuk u kanë bërë thirrje familjarëve të hapin derën se ishin punonjës policie.

k.k/NOA

KOMENTE