English

Pranga hajdutit të femrave, i rrihte dhe u vidhte varëset e floririt

Durrës, 18 nëntor NOA - U vidhte femrave varëset e floririt nga qafa, arrestohet nga policia një 23-vjeçar.

Erald Garunja 23-vjeç i lindur ne Elbasan dhe banues në lagjen nr.13 në Durrës, është arrestuar ditën e djeshme pasi u kap shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në e tij duke i vjedhur me dhunë varësen e floririt një 30-vjeçareje me iniciale M.L.

Burime nga policia thanë se në momentin e kapjes, 23-vjeçari po realizonte vjedhjen e katërt brenda ditës.

Gjatë ditës së djeshme ai ka vjedhur me dhunë edhe tre varëse të tjera ku rreth orës 11.10 në lagjen nr.17, në Durrës i ka vjedhur me dhunë varësen e florinjtë 54-vjeçares F.D, një orë më pas në lagjen nr.14 Shkozet në Durrës i ka vjedhur me dhunë varësen e florinjtë 39-vjeçares Sh.B, dhe vetëm pak minuta më pas në Rrugën "Taulantia" ka tentuar që t'i vjedhë me dhunë varësen e florinjtë 69-vjeçares Q.M.

Sipas burimeve të policisë, Seksioni i Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit nga hetimet e kryera ka dokumentuar me prova ligjore se 23-vjeçari Erald Garunja është autor i disa vjedhjeve me dhunë të ndodhura në qytetin e Durrësit në muajt shtator-tetor-nëntor të këtij viti.

Në të gjitha rastet e ndodhjes së veprës penale është regjistruar procedimi penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, por autorësia e tyre është bërë e mundur të zbulohej vetëm ditën e djeshme.

k.k/NOA

Â

KOMENTE