Tiranë, 18 nëntor NOA - Tenton të vrasë veten me thikë pas një konflikti në familje.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën "Teodor Keko" në Tiranë kur Ylli Koçi 35-vjeç ka qëlluar veten me thikë.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se mes tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes kishte nisur një konflikt i cili duket se ka shtuar dozat e depresionit te 35-vjeçari.
Pas fjalëve të ndërsjella Koçi ka kyçur derën e kuzhinës dhe me një thikë ka qëlluar veten.
Familjarët e tij kanë shqyer derën dhe më pas e çuan 35-vjeçarin në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen nisi menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat,
Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë buke dhe disa njolla gjaku për ekzaminime të mëtejshme.
k.k/NOA