English

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s uron popullin kosovar për zgjedhje të qeta

Uashington, 18 nëntor, NOA - Sekretarit i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke e vlerësuar atë të qetë dhe me sukses për popullin e këtij vendi.

"Përgëzimet e mia për autoritetet kosovare për suksesin e arritur në organizmin e zgjedhjeve në Kosovë, po edhe për popullin, për mënyrën e qetë të votimit", thuhet në një deklaratë të autoritetit të lartë të NATO-s.

Ndër të tjera, në këtë deklaratë, Rasmussen është shprehur i kënaqur edhe për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit duke premtuar se "NATO do të vazhdojë të ruajë një ambient të sigurt në Kosovë".

n.e/NOA

KOMENTE