English

SHBA dhe OKB Izraelit: Ndal shtëpive në pjesën palestineze të Jeruzalemit

Jeruzalem, 18 nëntor, NOA - Miratimi nga autoritetet izraelite i planeve për ndërtimin e 900 shtëpive të reja në vendbanimet hebreje në zonën e Jerusalemit, që pretendohet nga palestinezët ka ngjallur menjëherë reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kjo pasi ky hap konsiderohet si shkas për vështirësimin e mëtejshëm të procesit të rifillimit të bisedimeve paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Mun shprehu keqardhje për vendimin e Izraelit, duke thënë se ai i minon hapat paqësorë, dhe hedh dyshime mbi qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete, e cila do të përfshinte krijimin e shtetit të pavarur palestinez.

Ai i bëri thirrje Izraelit që të respektojë zotimet për të ngrirë ndërtimet në vendbanime.

Por kanë reaguar menjëherë edhe palestinezët, të cilët përmes negociatorit të tyre, Saeb Erekat kanë thënë se nuk ka kuptim të flitet për paqe, ndërsa Izraeli po zgjerohet në Jeruslaemin Lindor, të cilin palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

n.e/NOA

KOMENTE