English

Tenis: hidhet shorti për Masters ATP

Tiranë, 18 nëntor NOA - U hodh sot shorti për ndarjen në grupe për Master ATP, që është në program të zhvillohet në Londër dhe fillon ditën e diel.

Tetë lojtarët më të mirë në botë do të sfidojnë njëri - tjetrin për të kurorëzuar mbretin e tenisit për vitin 2009, me Federer dhe Nadal pretendentët për të zënë vendin e parë në renditje botërore.

Sot u hodhën shortet e dy grupeve për fazën e parë të turneut.

Në grupin e parë janë: Roger Federer, Andy Murray, Juan Martin del Potro e Fernando Verdasco, ndërsa në grupin tjetër do të sfidohen: Rafael Nadal, Novak Djokoviç, Nikolay Davydenko dhe Robin Soderling.

Dy të kualifikuarit për secilin grup do të ndeshen në gjysmëfinalet e 28 nëntorit, ndërsa ditën më pas do të jetë finalja e shumëpritur.

r.b/NOA

KOMENTE