English

Tirana lëkundet nga një tërmet i fortë, nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Kryeqyteti i vendit është goditur nga lëkundje të forta tërmeti duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, por për fat të mirë ato nuk kanë shkaktuar të lënduar apo dëmtime materiale.

Lajmi konfirmohet nga Instituti Sizmiologjik në Tiranë, sipas të cilit tërmeti e ka patur epiqendrën e tij në një distancë afërsisht 13 kilometra në lindje të kryeqytetit dhe ka qenë me një magnitudë prej 4.0 ballë të shkallës Rihter në një thellësi prej 2 kilometrash.

Bëhet me dijeni se lëkundjet e forta të tij janë ndjerë edhe në qytetet e Krujës, Burrelit, Dibrës, Elbasanit dhe Durrësit, ndërkohë që lëkundje më të lehta janë ndjerë edhe dje në këto zona gjatë ditës.

n.e/NOA

KOMENTE