Tiranë, 18 nëntor NOA - Vethlemohet në ambientet e firmës së tij një 55-vjeçar nga Tirana.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur Gjergji Kerri, 55-vjeç banues në Rrugën e Elbasanit është gjetur në gjendje të rëndë nga disa punëtorë në ambientet e firmës se tij "KMFK" (konstuksione metalike) me qendër në Fushë Prezë.
Ai u transportua menjëherë në spital por megjithë ndihmën mjekësore, ndërroi jetë disa orë më pas.
Policia menjëherë pas sinjalizimit nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas hetimeve të para rezultoi se 55-vjeçari është vetëhelmuar me lëndë helmuese fotoksinë.
Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një letër që Kerri kishte shkruar para se t'i jepte fund jetës, si edhe një tubet cilindrik me 7 copë tableta fotoksinë, me ngjyre gri me jeshile.
k.k/NOA