English

Urgjent/ Vdes shqiptari i parë me AH1N1 në spitalin e Napolit, kishte dhe sëmundje të tjera

Napoli, 18 nëntor, NOA - Shënohet viktima e parë e një shqiptari nga sëmundja e gripit të derrit.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, të cilat nuk bëjnë ende të ditur identitetin e tij, por pohojnë se ai është një emigrant shqiptar 37-vjeçar që jeton dhe punon në Napoli.

Të dhënat e raportuara për ngjarjen tregojnë se i prekuri me virusin AH1N1 ishte shtruar në repartin e reanimacionit nga gati para dy muajsh, konkretisht që nga data 6 nëntor në spitalin "Monaldi" në Napoli.

Ndërkaq, burimet spitalore pohojnë se ai kishte kryer më parë një transplant të veshkave, rezultonte si diabetik, madje kishte kryer edhe zëvendësimin e valvolës kardiake.

Mjekët shtojnë se në këtë ndër të tjera se në këtë spital janë të shtruar edhe 14 fëmijë të tjerë për të cilët është e sigurt prezenca e virusit te gripit të derrit, por vetëm njëri prej tyre është shtruar në repartin e reanimacionit.

n.e/NOA

KOMENTE