English

Ambasadorja e Francës u jep 4 shqiptarëve, medalje për lobim frankofon

Paris, 20 Nëntor NOA - Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet, i ka dorëzuar medaljet e Kalorësit të Palmave Akademike dhe të Kalorësit të Arteve dhe Letrave katër personaliteteve shqiptare për aktivitetin e tyre në favor të Francës dhe të frankofonisë.

Mimoza Hafizi, astrofizikante, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave në Tiranë, dhe Adrian Civici, Rektor i Universitetit Evropian të Tiranës, janë nderuar me Urdhrin e Palmave Akademike, në emër të Ministrit të Arsimit kombëtar dhe të Kërkimeve shkencore.

Medalja e Artit dhe e Letrave, në emër të Ministrit të Kulturës dhe të Komunikimit, i është dhënë Zhani Ciko, Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe Kujtim Çashku, regjisor dhe rektor i Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi në Tiranë.

Këto katër personalitete, secili në sektorin e tij specifik, bëjnë të mundur përhapjen e kulturës dhe mendimit francez, si dhe punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Bashkëpunimit dhe me Aleancën Franceze, - tha ambasada franceze në Tiranp.

e.r/NOA

KOMENTE