English

Apeli liron Rezart Taçin, avokati: Taçi do të respektohet më shumë nga mediat

Tiranë, 19 nëntor NOA - Gjykata e Apelit liron nga burgu biznesmenin Rezart Taçi i cili u akuzua për rrahjen e gazetarit Mero Baze rreth 10 ditë më parë.

Gjatë seancës së sotme avokati mbrojtës i Rezart Taçit i ka kërkuar trupit gjykues të ndryshojë masën e sigurisë së të pandehurit nga burg pa afat në detyrim paraqitje.

Avokati, Maksim Haxhia, i ka paraqitur gjykatës të gjitha argumentet që tregojnë se Taçi nuk ka kryer vepër penale.

Sipas tij biznesmeni nuk paraqet rrezikshmëri të njerëzit dhe nuk ka tentuar t'i fshihet drejtësisë madje sipas tij Gjykata e Tiranës ka gabuar me masën e dhënë "burg pa afat" pasi Taçi vendosi si garanci pasurore shumën prej 100 mijë eurosh.

Nga ana tjetër prokuroria i deklaroi trupit gjykues se i pandehur ka mundësi të largohet e të fshehë provat.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, Gjykata e Apelit vendosi të lirojë biznesmenin e fuqishëm, Rezart Taçi duke vendosur për detyrim paraqitje.

Fill pas mbarimit të seancës gjyqësore, avokati i taçit, maksim Haxhia tha para gazetarëve se edhe vetë ka mbrojtur të drejtat e medias dhe është kundër dhunës ndaj gazetarëve porse Taçi nuk ka ushtruar dhunë.

"Do ta shihni që për Taçin do të ketë një respekt të madh nga mediat" tha në përfundim të deklaratës para gazetarëve avokati Maksim Haxhia.

k.k/NOA

KOMENTE