English

Edi Rama, akuzë Berishës, ke marrë pjesë në internimin e shqiptarëve të pafajshëm

Tiranë, 19 Nëntor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një dalje për mediat vetëm pak çaste më parë, lëshoi një akuzë krejt të re ndaj kryeministrit aktual Berisha, duke e akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Rama e akuzoi Berishën se ai ka marrë pjesë në persekutimin dhe internimin e shumë shqiptarëve të pafajshëm gjatë regjimit komunist, duke i kujtuar se sipas tij, i ka shërbyer fort regjimit komunist.

Më tej, Rama e akuzoi Berishën se ka vonuar shumë proceset integruese të vendit duke iu referuar vendimeve më të fundit për të liberalizuar vizat dhe shpallur pranimin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian.

e.r/NOA

Vijon me raportin e plotë...

KOMENTE