Tiranë, 19 nëntor NOA - Megjithëse konfirmon faktin se vendi ndodhet në prag të epidemisë së gripit të derrave, kreu i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi sot se nuk ka vend për panik mes njerëzve.
Gjatë një deklaratë për shtyp, ministri i Shëndetësisë i bëri apel komunitetit të tregojë kujdes dhe të respektojë udhëzimet e dhëna më parë, ndërsa apeloi për kontrolle më të shpeshta te mjeku.
Sipas Vasilit situata nuk është aq kaotike që të çojë në mbylljen e shkollave të paktën për momentin por nëse numri i pacientëve do të rritet atëherë pritet një vendim i dytë që mund të çojë pezullimin e mësimit.
k.k/NOA
Â