English

Ibrahimoviç, në dyshim me ndeshjen me Interin

Tiranë, 19 nëntor NOA - Lojtari suedez Zllatan Ibrahimoviç rrezikon të mos luajë në ndeshjen e së martës në mbrëmje në supersfidën kundrejt Interit.

Sulmuesi i Barcelonës ka një problem muskulor i cili e detyroi të kalonte dhe sfidën miqësore të kombëtares Suedeze me atë të Italisë.

Ky është një problem serioz për Guardiolen i cili mund të bëjë pa suedezin dhe "el clasicon", ndeshjen përball Real Madritit.

Në stërvitjen e fundit lojtari është ankuar për një dhimbje në kofshën e djathtë dhe është lënë në pushim për të shkurtuar kohën e tij të rikuperimit.

Praktikisht suedezi do të mugojë në ndeshjen e së shtunës kundër Atletiko Bilbaos dhe do ti nevojitet dhe një javë stop që do të thotë mungesa e tij me Interin dhe Real Madritin.Â

r.b/NOA

KOMENTE