Kabul, 19 nëntor, NOA - Presidenti afgan Hamid Karzai bën sot betimin për mandatin e dytë presidencial, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë faktin e të qenit presidenti i ri i Afganistanit, megjithë debatet që u zhvilluan rreth procesit zgjedhor që e rizgjodhi në këtë post.
Bëhet me dijeni nga mediat vendase se për të festuar këtë moment të veçantë për vendin që ndodhet nën një konflikt të vazhdueshëm luftarak, do të zhvillohet një ceremoni e veçantë në të cilën do të marrin pjesë rreth 300 përfaqësues të lartë të politikës ndërkombëtare dhe që do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Vetë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton gjendet në Kabul për ceremoninë. "Jemi këtu në një moment kritik, në prag të inagurimit të presidentit Karzai për një mandat të dytë. Tani ekziston një dritare mundësish për presidentin e ri dhe qeverinë e tij, që të dëshmojë para popullit afgan se janë të përgjegjshëm dhe do përmirësojnë jetën e njerëzve të këtij vendi të mrekullueshëm", tha Klinton.
Hamid Karzai u akuzua nga opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar se kishte arritur të manipulonte rezultatin zgjedhor, duke dhënë një rezultat të rremë të tij.
E për këtë u zhvillua edhe një raund i dytë, të cilin ai mundi ta fitonte.
n.e/NOA