Kavajë, 19 nëntor NOA - Bastiset kabineti i Informatikës së një shkolle 9 vjeçare në një fshat të Kavajës policia identifikon autorët.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë kur u konstatuar vjedhja e kabinetit të Informatikës së shkollës 9 vjeçare të fshatit Seferaj të rrethit Kavajë.
Policia pas hetimeve arrestoi adoleshëntët Alfred Tila 19-vjeç, Nazmi Begeja 19-vjeç,
Ervis Zeneli 20-vjeç dhe Ardit Zeneli 17-vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Eduart Begeja dhe Shkelqim Begeja 21-vjeç të cilët aktualisht janë larguar jashtë shtetit njëri në Rumani e tjetri në Itali.
Burime nga policia thanë se katër të rinjtë u arrestuan në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje në kabinetin e Informatikës të shkollës 9-vjeçare të fshatit Seferaj të Kavajës, 6 kompjutera të tipit "ACER", 1 printer lazer dhe 1 skaner, të gjitha të vitit të prodhimit dhjetor 2008.
Gjate hetimit të kësaj ngjarje rezultoi se të gjashtë personat pasi kanë planifikuar më parë vjedhjen e kësaj shkolle në bashkëpunim me njëri-tjetrin kane bërë të mundur vjedhjen e saj gjatë natës së datës 07.11.2009.
Nga kontrollet e ushtruara me datë 18.11.2009 në Kavajë, Tiranë dhe Durrës u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 6 kompjuterëve, printerit dhe skanerit të vjedhur.
k.k/NOA