Tiranë, 19 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Finlandës të përbërë nga Ambasadori Pasi Patokallio dhe Ambasadori i Finlandës për Shqipërinë, me rezidencë në Greqi, Ekki Huittinen.
Gjatë takimit, u theksua vendosmëria e të dyja palëve për të konsoliduar dhe thelluar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy qeveria dhe dy vendeve në të gjitha fushat.
Ambasadorët Patokallio dhe Huittinen i përcollën kryeministrit Berisha urimet e nga autoritetet finlandeze dhe i shprehën vendosmërinë e qeverisë finlandeze për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare në hapat e mëtejshëm për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, arsimit, nxitjes së investimeve, mjedisit etj..Â
Kryeministri Berisha i falënderoi ambasadorët për përkrahjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Shqipërisë dhe shprehu vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve finlandezë për të investuar në Shqipëri.
k.k/NOA
Â