Përmet, 19 nëntor NOA - Persona të panjohur kanë grabitet një vepër të rrallë në Kishën e Leusës në Përmet.
Grabitja ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke u gdhirë dita e sotme kur persona të panjohur kanë hyrë në Kishën e Leuses në Përmet duke shkatërruar derën e kishës i cili është një monument i quajtur Fjetja e Hyjlindëses Mari, në Leusë, Përmet.
Më pas ata kanë zhveshur ikonostasin e saj me famë për vlerat e rralla nga pjesët e gdhendura. Forcat e policisë janë lajmëruar mëngjesin e sotëm për vjedhjen dhe mbërritën menjëherë pranë kishës për të bërë këqyrjen e provave.
E ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, Kisha Autoeqefale e Shqipërisë ka lëshuar një deklaratë për shtyp me anë të së cilës shpreh shqetësimin e saj për cënimin e këtyre veprave të papërsëritshme dhe mos zbulimin e autorëve.
Kështu autorët e disa grabitjeve të kishave të ndodhura më parë për policinë kanë mbetur ende mister gjë e cila ka rritur shqetësimin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë.
Kisha e ka konsideruar ikonostasin si një kryevepër e arteve të aplikuara në objektet e kultit të vendit tonë dhe datonte vitin 1817.
k.k/NOA