English

PS: Derrkuci i vogël i Derrit dhe Dosës, lëshoi virusin kërcënues

Tiranë, 19 Nëntor NOA - Partia Socialiste ka përdorur mbrëmjen e sotme një dozë të fortë humori me zyrtarët e lartë të qeverisë, pak orë pasi një nga ministrat e kabinetit "Berisha", alarmoi për infektim masiv nga gripi në rast grumbullimesh, duke iu referuar konkretisht tubimit që nis nesër pranë kryeministrisë, organizuar nga opozita.

"Të zënë në hallin e frymës opozitare që po rritet përditë në Shqipëri, Derri e Dosa e qeverisë nxorën derrkucin e vogël të kopesë qeveritare që të trembin protestuesit e nesërm me gripin e Derrit", - tha Armela Imeraj, zëdhënëse e PS.

"Le të qeshim me këtë përrallë të re të Derrit e Dosës që e kanë infektuar qeverinë e Shqipërisë me virusin kërcënues të lirive e të drejtave për të cilat do të protestojmë fuqishëm nesër", - vijoi Imeraj.

"Sot ne jemi më të shumtë e më të vendosur se kurrë  për ta shëruar vendin tonë e për ta çliruar shtetin tonë nga ky virus i padurueshëm. Dhe s'ka kope në pushtet që na zmbraps në rrugën tonë të drejtë e të pakthyeshme", - përfundoi ajo.

Më herët, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili doli për të informuar sot mediat rreth situatës epidemiologjike në vend.

Ndër të tjera, në kuadër të kujdesit që duhet treguar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të të dy viruseve Ministri i Shëndetësisë Vasili theksoi se grumbullimet e mëdha janë një rrezik më shumë në situatën aktuale.

Vasali i konsideroi një rrezik të madh grumbullimet masive duke bërë me dije se ato do të ndikonin në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij në një epidemi serioze.

e.r/NOA

Â

KOMENTE