Prishtinë, 19 nëntor, NOA - Në Kosovë po shtohet me ritme të shpejta numri i të prekurve me gripin e derrit.
Mediat vendase raportojnë se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 14 raste të reja të prekura me virusin AH1N1 në këtë vend, duke e çuar në 68 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosovë.
Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se dy prej 14 të prekurve të fundit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, mësohet se qeveria e Turqisë i ka dhuruar kosovës 5.000 doza të vaksinës kundër virusit të ri pandemik A H1N.
Këto vaksina do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë. Ky donacion i Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontingjentit që Turqia i ka blerë për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i shpreh falënderim të veçantë Turqisë për këtë përkrahje shumë domethënëse.
n.e/NOA