English

Sigal, etapat e kompanisë së parë private të sigurimit në Shqipëri

Tiranë, 19 Nëntor NOA Përmbledhje informuese - SIGAL UNIQA Group Austria SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999 si Kompania e parë private e sigurimit në Shqipëri e më tej dhe ka degët e saj në Kosovë dhe Maqedoni. SIGAL Holding është e kompania e parë Holding në Shqipëri dhe ka në përbërjen e saj 5 kompani: SIGAL UNIQA Group Austria(Jo-Jetë), SIGAL UNIQA Group Austria Life, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë (Jo-Jetë), SIGAL UNIQA Group Austria Maqedoni( që prej disa muajsh nën emrin UNIQA a.d) dhe SIGAL UNIQA Group Austria Ri-sigurime.

Në vitin 2008, kompania arriti një volum primesh prej 27.7 milionë Euro. Kompanitë përbërëse të SIGAL bazohen në një rrjet të plotë zyrash dhe agjencish krahas zyrave qendrore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Të 260 punonjësit mbështeten në aktivitetin e tyre të shitjes nga rreth 400 ndërmjetës sigurimi dhe një numër i madh punonjësish në bankat bashkëpunuese.

Gjatë 9-muajve të parë të këtij viti, Kompanitë e SIGAL patën një rritje të volumit të primeve prej 29% duke arritur shifrën e 25.3 milionë Euro, nga të cilat: 15.5 milionë në Shqipëri, 5.3 milionë në Kosovë dhe 4.5 milionë në Maqedoni. Primet për sigurimet e jetës, të cilat për momentin ofrohen vetëm në Shqipëri, u dyfishuan gjatë periudhës Janar-Shtator duke arritur shifrën e 2.2 milionë Euro.

Pjesa më e madhe e volumit të primeve i përket sigurimeve të pasurisë dhe atyre motorike (në përputhje me strukturën e tregut) dhe ka një vlerë prej 23.1 milionë Euro. Përsa i përket këtyre sigurimeve, brenda 9 muajve të parë të vitit, SIGAL pati

një rritje prej 25% të primeve të shkruara duke arritur shifrën e 23.1 milionë Euro. Duke zotëruar 30.6% të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës, mbi 50% të tregut të sigurimeve të jetës dhe përgjithësisht 32.6% të tregut të sigurimeve në total, SIGAL është jo vetëm lideri i këtij tregu por ka shtrirë udhëheqjen e tij tek e gjithë konkurrenca.

Rreth UNIQA Group Austria

UNIQA Group Austria është grupi më i madh Evropian i sigurimeve në Evropën Qendrore. Grupi ka një prezencë të fortë rajonale pasi operon në 24 vende të Evropës dhe që nga viti 2007 ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.

Viti 2008 ishte një vit i suksesshëm për UNIQA Group Austria pasi gjatë tij u arrit një vlerë prej 5.83 miliardë Euro prime të shkruara, mbi 21.3 miliard Euro asete në menaxhim dhe një rritje prej 10.4% në volum primesh.

UNIQA Group Austria bazon strategjinë e saj tek rritja e qëndrueshme, zgjerimi dhe ndërkombëtarizimi duke vënë theksin veçanërisht tek përforcimi i pozitave të Grupit në tregjet në zhvillim. Ndër të tjera, suksesi në rritje i UNIQA Group Austria është atribut i njohjes shumë të mirë të tregjeve ku operon, bashkëpunimit me partnerë të fuqishëm lokalë, risisë së produkteve dhe shërbimi ndaj klientit.

Tregjet e sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Në Shqipëri operojnë tetë kompani sigurimi në fushën e sigurimeve të jo-jetës dhe tre për sigurimet e jetës. Në vitin 2008 volumi total i primeve të shkruara të tregut ishte 57.8 milionë euro (rritja ishte 19.5%).

Gjatë nëntë muajve të parë të 2009-ës tregu ka pasur gjithashtu rritje të primeve me rreth 14.4% duke arritur në vlerën e 47.4 milionë Euro. Pavarësisht rritjes nën-mesataren të volumit të primeve për sigurimet e jetës me 40%, këto produkte janë pak të prezantuara dhe zënë vetëm 10% të volumit të përgjithshëm të primeve të tregut.

Primi për frymë dhe depërtimi i sigurimeve (përqindja që sigurimet zënë në GDP e vendit) si tregues kryesorë të zhvillimit të tregut të sigurimeve të një vendi, janë të ulëta në Shqipëri, përkatësisht 15 Euro/person dhe 0.73% (e GDP-së) veçanërisht nëse krahasohet me 27 vendet e BE, ku primi për frymë është 2081 Euro/ person dhe përqindja në GDP është 8.5%.

Në Kosovë, operojnë 10 kompani sigurimi të cilat janë të pavarura që nga viti 2000. Sigurimi privat i jetës është bërë i mundur në vitin 2008. Volumi i përgjithshëm i primeve për këtë treg me 2.2 milionë banorë, në vitin 2008 ishte 56.3 milionë euro ( rritja ishte 10.8%), rreth 63% e këtij volumi i përket sigurimeve të detyrueshme motorike.

Primi për frymë është 26.15 Euro/person ndërkohë që depërtimi i sigurimeve në GDP-në e vendit është 1.5%.

SIGAL UNIQA Group Austria Kosova është kompania e tretë më e madhe në Kosovë dhe zotëron rreth 13% të tregut.

Tregu i sigurimeve në Maqedoni, i përbërë nga 12 kompani sigurimi, arriti një volum të përgjithshëm primesh prej 105 milionë Euro në vitin 2008. Gjatë nëntë muajve të parë të 2009-ës, tregu pati një rënie prej -2.23% ndërkohë që UNIQA a.d pati rritje të volumit të primeve me rreth 9.7%.

Gjithashtu edhe në këtë treg, sigurimet motorike dominojnë tregun duke përbërë 50% të këtij volumi. Sigurimet e jetës përbëjnë 4.2% të tregut. Primi për frymë është 51.2 Euro/person.

UNIQA a.d ka pasur një zhvillim dinamik që nga momenti i krijimit dhe ka përforcuar gjithnjë e më shumë pozitat e veta në tregun ku operon duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të tij.

e.r/NOALexoni më shumë mbi Sigal: Konferenca e Sigal, vlerësimet e kryeministrit

Sektori privat, SHBA i jep Shqipërisë 100 milionë dollarë për investime

Klinika "Vital Truck" - Kamioni i Jetës, një nismë e dobishme

Ministri i Shëndetësisë, vlerëson klinikën "Vital Truck" - Kamionin e Jetës Â

Sigal Uniqa Group Austria sjell për herë të parë në Shqipëri, Klinikën e Lëvizshme VitalTruck

Â

KOMENTE