Vjenë, 19 nëntor, NOA - Për më shumë se 60 vjet ka jetuar duke punuar pa u vënë re në një stacion hekurudhor gjerman.
Por e kaluara e tij e tmerrshme është zbuluar nga një student i ri në Vjenë i cili ka zbuluar përmes numëratorit telefonik se kush ishte ai në të vërtetë dhe çfarë tmerri fshihte nga e kaluara.
Andreas Forster, një 28-vjeçar austriak, i cili ishte kryer një studim për masakrën e Deutsch-Schützen Eisenberg, një qytet në kufi me perandorinë austro-hungareze ku 58 hebrenj janë vrarë në 29 mars 1945.
Në mesin e atyre që morën pjesë në masakërë, ka qenë edhe një rreshter i trupës së pamëshirshme të forcave naziste SS, emri i të cilit ishte Adolf Stuhia.
Studenti i ri pasi ka konsultuar arkivat historike të Berlinit, listat e numrave të telefonit, gjeti se një njeri me këtë emër, në moshën 90-vjeçare jetonte në Duisburg.
Ndërkaq, pas hetimeve të ndërmarra nga organi i akuzës, ku djaloshi dorëzoi kallëzimin penal, u verifikua se bëhej fjalë pikërisht për njeriun që kreu masakrën makabre në fund të Luftës së Dytë Botërore.
n.e/NOA