English

Superhajduti 12-vjeçar bastis kasafortën plot me para të një qytetari

Tiranë, 19 nëntor NOA - Superhajduti minoren, Markeljan C, nuk ka qëndruar më shumë se një javë "pushim" por është hedhur sërish në "aktivitetin" e tij duke vjedhur një banesë.

Kësaj here 12-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një banesë në Tiranë ku ka marrë shumën e parave prej 450 000 lekë 8 mije euro si dhe 12 mijë dollarë.

Pronarët e banesës janë tmerruar kur kanë konstatuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme të parave.

Ata kanë alarmuar policinë e cila në bazë të provave të administruara në vendngjarje mundën të identifikonin si autor të vjedhjes Markeljanin.

Ai u shoqërua në komisariatin e policisë nr.6, por pasi qëndroi për disa orë u la i lirë për shkak të moshës së mitur, procedurë kjo e mësuar përmendësh nga Markeljani.

k.k/NOA

KOMENTE