Tiranë 19 nëntor NOA - Sebastian Vettel nuk arriti të fitonte titullin e kampionit te botës në formula 1, por i riu gjerman arriti të merrte çmimin e parë për pilotin më të mirë të vitit 2009 në Formula 1.
Ky çmim është i rëndësishëm për Vettel dhe siç ka pohuar ai vetë, ka një vlerë tepër të madhe.
Vendosja e çmimit bëhet në bazë të votave që jepen nga bosët e të gjitha skuderive garuese në Formula 1, prandaj ky çmim ka një vlerë të veçantë për pilotin gjerman.
Menjëherë pas Vettel renditet kampioni i botës Jenson Button, që ndiqet nga piloti Britanik Lewis Hamilton.
Me pas renditja vijon e tillë: Rubens Barikelon, Kimi Raikonen, Mark Veber, Felipe Masa, Robert Kubika, Adrian Sutil.
"Ky çmim është një nderim i madh për mua pas një sezoni entuziazmues me shumë ulje e ngritje, por me këto vota që mora do të më ndihmojnë që vitin e ardhshëm të jem më i shpejtë në pistë", - ka deklaruar piloti gjerman Vettel.Â
r.b/NOA