English

Agjencitë e huaja të lajmeve: Tre mijë përkrahës të opozitës kërkojnë hapjen e kutive

Tirana - Protesta e opozitës e drejtuar nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë nisur raportimet e tyre pak minuta pas përfundimit të tubimit të pasdites së sotme.

Agjencia Amerikane Earth Times, duke iu referuar agjencisë së lajmeve DPA raporton se tre mijë përkrahës të opozitës shqiptare u mblodhën pranë Kryeministrisë në Tiranë.

Mediat e huaja thonë se përkrahësit e opozitës iu bashkuan kërkesës për hapjen e kutive të votimit referuar zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.

Ato nënvizojnë se opozita e majtë ka bojkotuar Kuvendin duke bërë thirrje për rinumërim votash dhe nënvizojnë faktin se është paralajmërua kohëzgjatje treditore e tubimit të nisur pasditen e së premtes.

Mediat e huaja të sipërpërmendura theksojnë se në tubim deri tani nuk janë raportuar incidente të dhunshme.

e.r/NOA

KOMENTE