English

Aksidentoi të moshuarin, arrestohet nga policia 44-vjeçari

Shkodër, 20 nëntor NOA - Një 44-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi përplasi me automjetin e tij një të moshuar.

Ngjarja ndodhi dje në aksin rrugor Krye Bushat- Qendër Bushat kur Klement Nodja 44-vjeç po udhëtonte me automjetin e tij tip-Volvo me targa SH 3811 C, dhe ka përplasur 72-vjeçarin V. Previzi, i cili në atë moment po lëvizte me biçikletë.

I dëmtuari aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje mbërriti policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se përgjegjësi i aksidentit është Ndoja ndaj të cilit u mor masa e arrestit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE