Algjer, 20 nëntor, NOA - Kualifikimi i Algjerisë për në kampionatin botëror "Afrikë e Jugut 2010" është shoqëruar me një numër të madh festimesh të shfrenuara të tifozëve, të cilët janë kaq të gëzuar që mundën Egjiptin dhe do të shkojnë drejt Botërorit.
Por kjo festë e madhe po shoqërohet për fat të keq edhe me një numër të madh viktimash, ku deri tani raportohet për të paktën 14 të vdekur dhe 250 të plagosur.
Trafiku i njerëzve dhe i makinave ka dalë jashtë çdo kontrolli, duke regjistruar këtë bilanc tragjik. Vetëm gjatë zhvillimit të ndeshjes mësohet se janë bërë më shumë se 170 aksidente rrugore. Ajo që i ka bërë të festojnë kaq shumë lagjerianët ka qenë fakti se shkojnë në Botëror pas gati një çerek shekulli.
n.e/NOA