English

Babai i Elidon Kotorrit, denoncon djalin në polici: Më dhunon sistematikisht

Tiranë, 20 nëntor NOA - Babai i të "tmerrshmit" Elidon Kotorri i dënuar ë burgim të përjetshëm, ka denoncuar dje djalin e tij se e dhunonte fizikisht e psikologjikisht.

Ngjarja ndodhi dje kur 57-vjeçari Dilaver Kotorri, banuese në rrugën "Pasho Hyso" në Tiranë ka denoncuar djalin e tij Blendi Kotorri 31-vjeç për dhunë.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 57-vjeçarit ju plotësua kërkesë padi, për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes në bazë të ligjit për "dhunën në familje", pasi djali i tij Blendi Kotorri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nda tij në mënyrë sistematike.

Policia bëri të ditur se u kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

Dilaver Kotorri është babai i Elidon Kotorrit një prej të burgosurve "VIP" i cili akuzohet për vrasje dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm.

k.k/NOA

KOMENTE
  • SHKODRONI15:36 - 25 Shtator 2011
    mos e vrit menjen o elidon shans te keq paske pas ishalla naj shpret te funit ja kalofsh mir