English

Kryeministri belg zgjidhet presidenti i parë i BE, ndërsa kryediplomate anglezja Ashton

Bruksel, 20 nëntor, NOA - Kryeministri belg Herman Van Rompuy, është zgjedhur si presidenti i parë i përhershëm i Këshillit Evropian, ndërsa shefe e Çështjeve të Jashtme u zgjodh komisionerja e BE për Tregtinë nga Britania, baronesha Catherine Ashton.

Që të dy këto poste janë krijuar nga Traktati i Lisbonës, i cili fillon të zbatohet në muajin dhjetor dhe votimi rrethtyre është bërë dje në Bruksel.

Sipas të dhënave, kryeministri belg ka qenë në krye të qeverisë së koalicionit të Belgjikës për më pak se një vit.

Para se të hynte në politikë, Van Rompuy mbajtur një pozicion në Bankën Qendrore Belge, por ai është i njohur edhe për bindjet e forta fetare dhe si një intelektual, ku ka botuar edhe gjashtë libra.

Ndërsa Ashton, ka qenë një aleate e ngushtë i kryeministrit britanik, Gordon Braun.

Ajo ka mbajtur një numër të lartë pozicionesh të niveleve të larta në qeverinë e Britanisë së Madhe lidhur me arsimin, drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, përpara se të zgjidhej si komisionere e BE-së për Tregtinë një vit më parë. Gjatë kohës së saj në Bruksel, Ashton ka qenë një figurë qendrore në negociatat tregtare me vendet e tilla si Kina dhe Rusia.

Këto dy emërime kanë marrë mbështetjen e personaliteteve të tjera, përshembull atë të presidentit francez Nicolas Sarkozy , i cili e përshëndeti emërimin e Van Rompuy si "një zgjedhje të shkëlqyer".

"Ai është një evropian nga fund e zemrës së tij," tha Sarkozi duke përgëzuar Van Rompuy.

Ndërsa kryeministri britanik, Gordon Broun e quajti "Van Rompuy i madh si diplomat dhe negociator, dhe një njeri me integritet." Ndërsa bë Uashington, presidenti i SHBA Barack Obama ka përshëndetur vendimin e BE-së, duke thënë se kjo do ta bëjë Evropën një partner "edhe më të fortë" për Shtetet e Bashkuara.

n.e/NOA

KOMENTE