Tiranë, 20 nëntor NOA - Ministri i Jashtëm, Ilir Meta dhe Zëvendësministri i Jashtëm grek, Dimitris Droutsas kanë dalë sot në një konferencë për shtyp ku kanë theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen në Bashkimin Evropian në vitin 2014.
Zëvendësministri i jashtëm grek, Drotusas deklaroi para gazetarëve se marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është në interes të të dy vendeve dhe ka të bëjë me marrëdhënien e fqinjësisë së mirë.
"Pakti përbën një hap të mirë në përpjekjet që po bën Shqipëria drejt perspektivës evropiane", tha Droutsas.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se tashmë në Greqi është një qeveri e re e kryeministrit Papanderu e cila ka promovuar një agjendë tepër të rëndësishme për të përshpejtuar integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian  mundësisht deri në vitin 2014 që përkon jorastësisht me 100 vjetorin e luftës së para Ballkanike.
"Ju e dini që këtë të hënë ministrat e jashtë të BE-së miratuan aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për në Be që na ka futur në fazën e re dhe finale të anëtarësimit tonë në këtë unionin.
Ju e dini që parlamenti evropian miratoi rezolutën për të mbështetur liberalizimin e vizave të vendeve tona dhe angazhimin për liberalizim e vizave është dhe ai që nga Samiti i Selanikut dhe vendi ynë pothuajse i ka realizuar të gjitha kriteret për të fituar procesin e liberalizmit të vizave brenda vitit të ardhshëm.
Unë e falënderova ministrin e Jashtëm plotësues për mbështetjen e vazhdueshme politike që Greqia jep për Shqipërinë por dhe për vendet e Ballkanit" tha Meta gjatë konferencës.
Ndërkohë që në fjalën e tij zëvendësministri i Jashtëm grek Drotusas theksoi se "Shqipëria po ecën përpara me hapa stabile sigurisht që ka pengesa ka gjera që mund të përmirësohen, por na kënaq angazhimi i komplet politikës shqiptare drejt ecurisë evropiane të vendit"
"Në kuadrin dy palësh marrëdhëniet tonë bëhen më të thella më të drejtpërdrejta,
kemi krijuar një kapital të madh mirëbesimi.
Në këtë përpjekje minoriteti grek në Shqipëri përbën një urë miqësie mes dy popujve ashtu si urë miqësie përbëjnë emigrantët ekonomik që jetojnë në Greqi që punojnë fort që të sigurojnë një jetesë më të mirë" tha Drotusas.
Sipas tij, Greqia si dhe vete kryeministri Papandreu ka depozituar një propozim të ri një ide të re politike për avancimin e mëtejshme të ecurisë integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kemi theksuar se na duhet të krijojmë një dinamik të re në këtë ecuri edhe besojmë se këtë dinamik mund t'ia arrijmë duke vendosur një pikë kulmore të kësaj ecurie.
Dhe kjo pikë kulmore kemi thënë që te jetë 2014 një datë me një simbolik të veçantë bëhet fjalë për 100 vjetorin e fillimit të luftës së parë botërore" tha më tej zëvendësministri i Jashtëm grek.
k.k/NOA